Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

 

 

Një banesë në Fushë-Kosovë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes.

Kështu ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Për fat të mirë, asnjë person nuk është lënduar, dhe zjarri është shuar në kohë rekord.

“Në ora 08:30, kemi pranuar informatën për zjarr në banesë. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, një dhomë e një banese ishte përfshirë nga zjarri. Për kohë shumë të shkurtë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Hyrja e objektit ishte mbushur me tym. Sipas informacioneve nuk ka njerëz të lënduar”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d