Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin në raundin e pestë dhe duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë.
Duket se kjo humbje e amerikanit është për ta pensionuar nga boksi, pasi nuk arriti të tregonte asgjë në këtë duel. Qysh nga fillimi, Zhang u tregua dominues, duke e mbështetur gjithnjë Wilderin në qoshe të ringut.
Në raundin e pestë, Zhang lëshoi disa goditje të fuqishme në drejtim të Wilderit, për ta nokautuar në raundin e pestë.
Gjyqtari numëroi deri në nëntë, por Wilderi nuk mund të qëndronte në këmbë – për ta mbyllur kështu duelin i mposhtur me nokaut.