Për afro 3 muaj mbi 2 mijë autobusë nga Prishtina u nisen drejt Evropës – ky është destinacioni më i frekuentuar

 

 

Me liberalizimin e vizave Kosovën që nga 1 janari i 2024-ës, kosovarët me të mëdha ia kanë mësyrë zonës Schengen. Muaji janar po vlerësohet të ketë qenë me fluksin më të lartë. Kjo për shkak se ishte edhe kohë festash dhe pushimesh. Gazeta Insajderi ka kërkuar të dhëna zyrtare nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, për të kuptuar saktë numër e autobusëve që janë nisur për në Evropë deri tani.

Destinacioni kryesor, më i frekuentuar i kosovarëve del të jetë Gjermania.  Mbi 1 mijë nisje nga Kosova drejt Gjermanisë janë realizuar deri tani.

 “Lëvizja  e lirë e qytetarëve  ka ndikuar edhe në shtimin e numrit te nisjeve të udhëtimeve në zonat Schengen, Janari ka qenë me një  numër më të madh të nisjeve”, ka thënë nga zyra për Informim për Insajderin.

Pas Gjermanisë, pason Austria, Zvicra, Sllovenia, Kroacia dhe tek pastaj Italia.

 “Nisjet nga Stacioni i autobusëve  nga 01 Janar 2024 deri me 24 Mars 2024: Gjermani 1100 nisje, Austri 430 nisje, Zvicër 178 nisje, Slloveni 312 nisje, Itali 76 nisje dhe Kroaci 138 nisje”, bëjnë me dije nga Stacioni i Autobusëve në kryeqytet.

Në total i bie që nga 1 janari deri tani janë realizuar 2 mijë e 234 nisje drejt Evropës.

Nisjet nga Kosova drejt zonës Schengen janë çdo ditë, si në Gjermani, Austri, Zvicer, Itali, Kroaci…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d