Për 24 orë, 3 të vdekur si pasojë e aksidenteve të trafikut në Kosovë

 

 

3 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve me fatalitet që ndodhën për 24 orë në Kosovë.

Dy aksidente me fatalitet ndodhën pasditen e djeshme ndërsa një sot, shkruan IndeksOnline.Në Shtupeq të Madh të Rugovës, pas një përplasjeje me motoçikletë 41 vjeçari, Dritëro Krasniqi humbi jetën.

Ndërsa 60 vjeçari, Shefqet Veselaj, nga fshati Gllarevë i Klinës vdiq si pasojë e një aksidenti në fshatin Përqevë, ku mbeti i ngujuar teksa automjeti u përfshijnë nga zjarri.

Aksidenti i tretë e që ndodhi sot në në autostradën “Arbën Xhaferi”, drejtimi Lipjan – Prishtinë, është i treti me fatalitet brenda një ditë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d