Pejë: I mituri publikon foto me armë në brez, Policia e zbulon dhe e arreston

 

 

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të mitur.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në fshatin Vitomiricë në Pejë, ku Policia ka arrestuar një person për armë ilegale.

Siç mëson gazeta bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili kishte publikuar pamje me armë në brez, të cilën e mbante pa autorizim.Pas intervenimit të Policisë, i mituri është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa arma nuk është gjetur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d