Pasuria e sulmuar me bombë në Zveçan është e distributorit të “Devolli Vita” dhe “Buquku”

 

 

Granata e dorës që shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Zherovnicë në afërsi të Zveçanit është hedhur në pronën e Dragan Mllagjoviqit – distributorit për veri të Kosovës të produkteve të qumështit “Devolli Vita” dhe produkteve të mishit të kompanisë “Buquku” nga Peja, ka konfirmuar vetë ai për KoSSev. Nuk dyshon se sulmi me eksploziv në pronën e tij është pikërisht për shkak të bashkëpunimit të tij me këto kompani. “Unë punoj me ndershmëri, por padyshim që po pengoj dikë në punën e tij”, ka thënë ai.

Mllagjoviq përshkruan se çfarë ka përjetuar këtë mëngjes.

“Isha në shtëpi dhe dëgjova një shpërthim rreth orës 2:34 të mëngjesit, por nuk e dija se çfarë ishte”. Vetëm sot në mëngjes, kur u ngrita rreth orës 6, pashë xhamat e thyer në kombi, si dhe disa në shtëpi. Aty kuptova se aty ishte hedhur diçka”, thotë Mllagjoviq, transmeton Paparaci.

Që në minutat e para, thotë ai, nuk kishte asnjë dyshim se përse ishte vënë në shënjestër prona e tij. Ai pretendon se nuk merret me politikë, por me punët e përfaqësuesit të qumështit dhe produkteve të mishit në veri, ndaj mendon se kjo është arsyeja se dikush i panjohur ka dashur ta paralajmërojë.

“Kompania ime filloi bashkëpunimin me kompaninë Buquku nga Peja, e cila merret me prodhime të mishit. Fillova të furnizoja restorante. Punoj edhe me produktet e qumështi nga Devolli Vita. Dhe kjo është e gjitha. Nuk kam lidhje me politikën, nuk jam në të. Është e qartë se po shqetësoj dikë në punë dhe se duan të më frikësojnë. Unë punoj me ndershmëri, por duket se këtu kjo nuk bëhet”.

Ai konfirmon se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje sot në mëngjes dhe ka konstatuar se para shtëpisë së tij ishte hedhur një granatë dore.

Ai shpreson që autorët të gjenden, pasi siç thotë ai, policia i ka thënë se ka pista që mund të zbulohen.

Ai përveç në Policinë e Kosovës ka bërë kallëzim edhe në policinë e Serbisë.

Por kjo nuk është hera e parë.

Mllagjoviq sot ka përkujtuar edhe rastin e dhjetorit të vitit të kaluar, kur është ekspozuar ndaj etiketimeve në grupin Telegram.

Mllagjoviq as atëherë nuk kishte dyshim se arsyeja e cilësimit të tij si tradhtar ishte bashkëpunimi me kompaninë kosovare.

Dhe më pas ka bërë ankesë në Policinë e Kosovës dhe në policinë e Serbisë dhe sot zbulon se PK-ja së shpejti duhet të ndjekë penalisht përgjegjësit.

“Edhe për rastin e mëparshëm, policia këtu në Kosovë ka të dhëna se kë duhet të arrestojë”, tha ai./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d