Pasojat e vapës, shtohen problemet për personat me probleme të shëndetit mendor

 

 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë  te cilat ndihen 43 -44 gradë celsius kanë agravuar gjendjen shëndetësore të personave me probleme të shëndetit mendor. Mjekja psikiatre Irena Thoma  konfirmon shtimin e rasteve që paraqiten në urgjencën e psikiatrisë në Tiranë

Ajo thotë: “Ka shtim të rasteve pasi temperaturat e larta ndikojnë negativisht duke krijuar parehati fizike dhe psikologjike tek këta pacientë. Problemet e shëndetit mendor janë të  lidhura me ndryshimet stinore”.

Mjekja Thoma këshillon të afërm apo familjarë që kanë në rrethin e tyre persona që trajtohen  për shëndetin mendor të bëjnë kujdes dhe të konsultohen me mjekun që i ndjek  pasi në këto temperatura këshillohet të ndryshojnë dozat e mjekimit

Numri i personave që  trajtohen nga probleme të shëndetit mendor sa vjen e rritet   dhe po prek të gjitha grupmoshat përfshirë edhe fëmijë aq sa ekspertët i  konsiderojnë problemet e shëndetit mendor si epidemia e heshtur që po vret shoqërinë moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d