Pasagjeri kafshon stjuardesën, kthehet aeroplani

 

 

Një pasagjer 55- vjeçar në një linje ajrore amerikane dyshohet se ka kafshuar një stjuardesë gjatë fluturimit, duke detyruar aeroplanin të kthehej në Tokio.

Fluturimi ANA 181 u nis nga Aeroporti Haneda i Tokios, por u rikthye pas një ore aty edhe pse destinacion kishte Seattlen.

Pasagjeri është arrestuar kur aeroplani aterroi.

Stjuardesa pësoi lëndime të lehta.

Nuk është rasti i parë i kafshimit të supozuar në ajër. Në vitin 2022, dy pasagjerëve iu dhanë gjoba të mëdha për goditjen dhe kafshimin e ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë në fluturime të veçanta me kompanitë amerikane American Airlines dhe Delta Air Lines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d