Pas shumë kohësh Edon Zhegrova merr pjesë në stërvitjen e dytë të ekipit të Kosovës

 

 

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me ditën e dytë të përgatitjeve për dy miqësoret e muajit mars.

Kosova do të ndeshjet me kombëtare si Armenia e Hungaria, që të dyja do i luaj në udhëtim. Stërvitjen e sotme “Dardanët” e kanë zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Dardanët kanë stërvitur me përkushtim në aspektin tekniko-taktik.

Pas një kohe të gjatë, Kosovës i është bashkuar edhe Edon Zhegrova, i cili mungoi dje.

Po ashtu, Zhegrova ka munguar edhe në disa ndeshje për kampionatin botëror, ku kishte probleme me ish selektorin Plimozh Gliha.

Më 22 mars, Kosova do të luaj kundër Armenisë, kurse katër ditë më vonë luajnë sërish si mysafir të Hungarisë në Budapest.

Kujtojmë që Kosova po e nis një kapitull të ri me përzgjedhësin e ri, Franco Foda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d