Pas refuzimit të vizitës në Serbi, ministri Sveçla shfaqet në veri me njësi speciale

 

 

Ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës të cilët po patrullojnë mbi fshatin Bërnjak në veri të Kosovës.

Bashkë me ministrat Sveçla dhe Krasniqi, në afërsi të Bërnjakut ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sveçla tha se policia ndodhet në nivel të detyrës.

“Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbron kufinjtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tone”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai ka thënë se nuk do të mungojë mbështetja e shtetit për Policinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d