Andy El Bayeh dhe Harriet Williams thuhet se kanë marrë rrugë të ndara pas dy vitesh martesë. Çifti i njohur australian u martu në një ceremoni përrallore prej 1 milion dollarësh në mars të vitit 2022 pas katër vitesh së bashku, por tani besohet se janë ndarë.
Publicisti Andy dhe kinezistja Harriet thuhet se i kanë dhënë fund befas lidhjes së tyre gjashtëvjeçare në fillim të këtij muaji. Burime pranë çiftit konfirmuan ndarjen për Daily Telegraph dhe lajmi i ndarjes tronditi rrjetin social të Sidneit.
Andy postoi për herë të fundit një fotografi me Harriet vetëm dy javë më parë, kur ata morën pjesë në dasmën e miqve të tyre Mario Kalpou dhe Danielle Louise në Mykonos.
Megjithatë, dyshja që atëherë nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram mes raporteve për ndarjen e tyre shumë të papritur./Bord