Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu.
Meteo Kosova ka njoftuar se reshjet e shiut në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, kryesisht afatshkurtër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14°C.