Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës. Jashtëzakonisht nxehtë.
Në zona të caktuara gjatë orëve të pasditës, vranësirat pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C.