Parashikimi i motit për sot: Reshje shiu, temperaturat deri në 16 gradë

 

 

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku gjatë pasdites mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete. Ndërsa vonë në mbrëmje pritet intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, sidomos gjatë orëve të natës.

Reshjet lokalisht parashihet të jenë më intensive, përderisa koncentrimet e pluhurit saharian do të rikthehen përsëri, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë.

Meteo Kosova njofton se temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i juglindes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 18-44 km/h.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d