Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mund të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht në zonën perëndimore vonë pasdite dhe në mbrëmje, transmeton Gazeta Prishtina Sot.
Siç njofton Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.