Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet gjatë ditës të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht të përqendruara në jug të vendit, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 10-30 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Prishtina Sot.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 25°C.