Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Nga data 14 e deri më 18 tetor, IHMK-ja bën të ditur se mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 14 e deri 23 gradë Celsius.
Në njoftim tutje thuhet se gjatë mëngjeseve në disa vende (ultësira) mund të ketë edhe mjegull.