Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

 

Java e parë e dhjetorit po parashihet të filloj me mot më të ftohtë, por kryesisht me diell.  Vransirat që shtohen ditën e martë, sjellin mundësi për të reshura shiu nga dita e mërkurë, që ditën e enjtë pritet të shndërrohen edhe në të reshura dëbore. 

Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 6C e 7C, sikurse edhe ato minimale nga -5C, të hënën, deri në 3C ditën e mërkurë.

Të premten nuk parashihen të reshura, e pas mjegullës në mëngjes ditën do të ketë edhe intervale me diell.  Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten kushte për të reshura, kryesisht shiu.

Koncentrime të rritura të grimcave të materies parashihen orëve të mbrëmjes ditëve vijuese, që edhe çojnë indeksin e cilësisë së ajrit të kalojë në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.  Një përmirësim të përkohshëm mund të ketë ditën e martë, ku indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

4.12 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ngrica.

5.12 – Kryesisht vranët.  Mundësi për riga lokale shiu.  Viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

6.12 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

7.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me reshje shiu dhe bore me rënie të temperaturës gjatë ditës.

8.12 – Ngrica në mëngjes, e ultësirave mjegull.  Ditën intervale me diell dhe vransira.

Era frynë drejtimesh të ndryshme, e lehtë 1-3m/s, e ditën e enjtë mesatare nga verilindja deri në 7m/s.

Shtypja atmosferike pas një rritjeje të theksuar ditën e hënë, zbret përreth vlerave normale deri ditën e mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d