Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Moti mbi vendin tonë gjatë këtyre ditëve do të mbajë kryesisht me diell, por do të ketë edhe vranësira. Sipas IHMK-së, temperaturat gjatë javës së ardhshme do të lëvizin nga 10 gradë Celsius minimalet deri në 34 gradë maksimalet.
“Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Muaji korrik po përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale dhe me deficid të reshjeve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së transmeton Klankosova.tv
Parashikimi i motit nga data 29 korrik e deri më 2 gusht:
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
E martë- Mot kryesisht i ngjajshëm por më i freskët se dita e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme.
E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.