Parashikimi i motit për javën e ardhshme

 

 

Instituti Hidrometeorologjik Kosovës paralajmëron mot të vranët e me reshje shiu në javën e fundit të stinës së verës. Sipas Institutit, java e ardhshme vijon me mot të ndryshueshëm.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi    1-6/m/s.

Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen  të sjellin riga  shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë  deri mesatare.

Ditën e premte moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimt  me shpejtësi    1-5m/s.

“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe  përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d