Parashikimi i motit për javën e ardhshme

 

 

Moti gjatë javës pritet të jetë me diell dhe i vranët. Tepmeraturat minimale do të jenë 10 gradë Celsius ndërsa maksimalet 33.

Ditën e parë të javës – të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33.

“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, tha Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

E pasi të kryhet dita e parë e javës, të martën moti me diell dhe pjesërisht i vranët, pritet të jetë prezent.

“Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”.

Të mërkurën, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”.

Mot me diell dhe vranësira të pakta, pritet të mbajë të enjten, ku vranësirat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”.

Të premten pritet, mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës vende- vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-4m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d