Parandalohet një tentim kontrabande përmes autobusit në Vërmicë, ishte fshehur mall në pjesën e krevatit

 

 

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një tentim kontrabande përmes autobusit në Vërmicë, ku pas ndalimit të mjetit, personi përgjejgjes ka deklaruar se posedon shtatë kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe deklaratën doganore shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore.

Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë.

“Kontrollimi është kryer detajisht dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit”, thuhet në njoftim.

Pas hapjes së pakove është gjetur: komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës e të tjerë, në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6 mijë euro.

“Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes doganore”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d