Parandalohet një rast i kontrabandës në veri, kaq është vlera e mallrave që u kapen

 

 

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës në Leposaviq.

Malli kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë arritur një sukses të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme të tregtisë. Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa vlera e mallit është mbi 5 mijë euro.

“Vlera e mallit të kapur është mbi 5,000.00 Euro, ky sukses është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme”, theksohet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d