Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm, Franca mund të përballet me dhunë shkaku i zgjedhjeve

 

 

Franca mund të përballet me trazira civile dhe dhunë në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, tha të hënën ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

“Ka mundësi se do të ketë tensione tejet të mëdha”, tha Darmanin për RTL radio, duke shtuar se autoritetet janë duke u përgatitur për një situatë “shumë të ndjeshme”, pasi votimi do të mbahet para Lojërave Olimpike Parisi 2024.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili e tronditi kombin kur njoftoi vendimin për ta shpërndarë Parlamentin francez në fillim të këtij muaji, nuk merr pjesë në zgjedhje.

Megjithatë, këto zgjedhje perceptohen si referendum për fatin e Macronit, i cili dikur shihej si president i aftë për t’i tejkaluar ndarjet politike, por popullariteti i tij ka rënë tani pas disa krizave politike.

“Unë ju besoj”, u tha Macroni votuesve në një “letër drejtuar francezëve”, e cila u publikua të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d