Paralajmërimet për përkeqësim të motit, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta, shkarkime rrufesh, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Duke pasur parasysh këto kushte, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.

“ Shmangini lëvizjet e panevojshme  gjatë periudhave me mot të keq.  Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja. Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj. Gjithashtu, ekipet e emergjencave të kryeqytetit dhe zjarrfikësit  janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ju lutemi në rast nevoje kontaktoni #pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të #Kryeqytetit në numrat:

080012233

080012244

Dhe në numrat:

193 Zjarrfikësit

192 Policia

194 Shërbimi Mjekësor Emergjent

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d