Pamjet e rralla! Fole në shtylla elektrike, lejlekët heqin dorë nga migrimi në Portugali

 

 

Lejlekët kanë migruar tradicionalisht nga Evropa në vjeshtë, duke shkuar në jug për në zonat e dimrit në Afrikën Sub-Sahariane përpara se të kthehen në veri në pranverë për t’u shumuar.

Por, ushqimi i bollshëm, së bashku me motin më të ngrohtë për shkak të ndryshimeve klimatike, ka bërë që shumica e lejlekëve në Portugali të anulojnë këtë udhëtim dhe të qëndrojnë aty gjatë gjithë vitit. Në pranverë dhe verë shpesh krijojnë fole në oxhaqe ose shtylla elektrike, të cilat njerëzit i kanë ndihmuar t’i bëjnë më të sigurta për ta.

Lejlekët e bardhë konsideroheshin si një specie e rrezikuar në Portugali kohët e fundit në fund të shekullit. Por, për fat të mirë, numri i çifteve thuajse është dyfishuar në dekadën e fundit, duke u rritur nga rreth 12.000 çifte 10 vjet më parë në rreth 20.000 çifte sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d