Pamjet e nënkryetares së Leposaviqit duke konsumuar drogë, Prokuroria autorizon Policinë të nisin hetimet

 

 

Pas publikimit të video-incizimeve ku shihet nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq, duke konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dalë me një njoftim, ku ka bërë të ditur se është autorizuar Policia që të nisin hetimet.

Në njoftim thuhet se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, do të ndërmarrë veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti të publikuar nga Nacionale, me qëllim që të zbulohen të gjitha faktet.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d