Pamje tronditëse: Ish-ministri i Ekonomisë i Kazakistanit torturoi gruan e tij për 8 orë, në fund ajo vdiq

 

 

Ish-ministri i ekonomisë i Kazakistanit Quandyq Bishimbaev përsëriti dëshminë e tij para jurisë se ai nuk ishte fajtor për vdekjen e gruas së tij. Ai akuzohet për torturë, vrasje dhe kryerje të një krimi të rëndë, ndërsa kushëriri i tij akuzohet për moskallëzim të krimit.

Prokurori Aizhan Aimaghanova tha se ish-ministri e ka rrahur për orë të tëra bashkëshorten e tij Saltanat Nukenova në një restorant që i përkiste kushëririt të tij.

Më pas në të njëjtin lokal është gjetur edhe trupi i pajetë i 31-vjeçares fatkeqe.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 20 vjet burg.

Nga restoranti është shfaqur edhe një incizim, sipas të cilit rrahja ka zgjatur gati tetë orë dhe gjatë asaj kohe asnjë nga dëshmitarët e pranishëm nuk ka lajmëruar policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d