Pamje të rënda: Taksisti turk qëllohet për vdekje brenda në veturë

 

 

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi tre herë pas shpine një taksist 44-vjeçar në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Izmirit, kur 44-vjeçari Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin, raporton cnnturk.

Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, pas arritjes në destinacionin, 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai e qëllon tre herë pas shpine brenda veturës.

Pasi e plagos rëndë, 19-vjeçari e godet në fytyrë taksistin që po rënkonte ndërsa i thotë “nuk duhet t’i besosh të gjithëve”. Taksisti u dërgua urgjentisht në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.

Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.

Në banesën ku u arrestua i dyshuari u gjet arma dhe paratë që i kishte vjedhur prej taksistit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d