Pamje të reja të kaosit që u shkaktua pas atentatit ndaj Trump, këpuca e famshme përfundoi në tokë

Një video e re e publikuar në rrjetet sociale tregon situatën kaotike të krijuar pas tentimvrasjes së Donald Trumpit, dhe shfaq momentin kur këpuca e ish-presidentit amerikan përfundon në tokë dhe ai vazhdon ta kërkojë nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret ishin mbledhur dhe me trupat e tyre po mbronin Trumpin, i cili në ato momente ishte qëlluar me plumb në veshin e djathtë.Madje Trump u kishte thënë agjentëve vazhdimisht se dëshiron ta marrë këpucën, derisa po zbriste nga foltorja.

Videoja e postuar nga WBEN tregon këndin, ku shihen momentet kaotike derisa Trump po fliste me agjentët e Shërbimit Sekret.

Madje një pjesëtare e tyre shihet duke e hedhur në tokë këpucën, dhe vazhdimisht e mbulonin Trumpin nga frika se mund të ndodhë ndonjë e shtënë tjetër.

pixel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d