Disa pamje dramatike janë shfaqur në rrjet.
Ato tashmë janë bërë virale, duke treguar se si një futbollist i Al-Ittihad, është goditur disa herë me kamxhik nga një tifoz, pas humbjes së skuadrës së tij. E ky që i mori goditjet është 33-vjeçari Abderrazak Hamdallah.
Ngjarja ndodhi në finalen e Superkupës në Arabinë Saudite ku ekipi ku luan edhe Karim Benzema, u mposht me rezultat 4:1 nga Al-Hilal.
Në ndërkohë u deshtë ndërhyrja edhe e personave të tjerë për ta parandaluar më të keqën.