Pamje: Një banor i Prishtinës gjen copa metali brenda shishes së Coca Colës

 

 

Kompania Coca Cola dje njoftoi se po tërheq 28 milionë shishe plastike gjysmë litri nga dyqanet në Austri për shkak të rrezikut që ato të përmbajnë copa të vogla metali për shkak të një gabimi teknik në prodhim.

Pas këtij njoftimi, një banori të Prishtinës, duket se ka blerë një nga këto shishe. Ai për Gazetën tha se ka gjetur një copë metali në shishen e Coca Colës. Sipas pamjeve që ai ka dërguar, shihet shishja e Coca Colës, dhe një copë e dyshimtë brenda saj.

Dje kompania e Coca Colës njoftoi se heqja e 28 milionë shisheve nga tregu, po bëhet fjalë për një “masë paraprake” dhe se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet austriake, si dhe se bëhet fjalë vetëm për shishet gjysmë litri dhe ato që shënohen se ato përdoren më së miri nga data 4 shkurt deri në 12 prill 2025.

“Tërheqja nuk prek të gjitha madhësitë e paketimeve të gjata ose markat e tjera. Konsumatorët mund ta kthejnë një produkt të tillë në dyqanet austriake me pakicë me rimbursim të çmimit të blerjes, edhe pa paraqitur një faturë”, thhet në njoftim.

Shtohet se jo të gjitha shishet që përmbajnë copa metali janë shitur dhe mund të jenë ende në magazinat e kompanive ose depot e shitjes me pakicë.

Siç raporton Deutsche Welle, kjo është tërheqja më e madhe e Coca Cola në Austri në të paktën 25 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d