Duket se kolonave nga 6-7 orë i ka ardhur fundi. Kështu në pamje të parë duket nga vendkalimi në Merdare.
Mërgimtarët tanë të cilët qëndruan për fundvit në vendlindje morën rrugën për në vendet perendimore pasi fillojë viti i ri. E bashkë me liberalizimin e vizave që shkaktojnë logjikshëm edhe vizita nga qytetarët tanë në vendet perendimore, fluksi ishte rritur dukshëm.
Të stërmbushur ishin stacionet e autobusëve, pikat kufitare prej veturave të tyre por edhe aeroporti “Adem Jashari” në të cilin u kryen fluturime rekorde këto ditë.
Sot gjatë ditës ekipi ynë i gazetarëve po qëndron në pikën kufitare në Merdare të cilët po raportojnë se gjendja në këtë pikë kufitare gjatë ditës së sotme është shumë më e qetë sesa dy apo tri ditë më parë.
Më poshtë ju sjellim pamjet ekskluzive :