Republika Çeke është tronditur dje pas një sulmi të armatosur në ambientet e Universitetit të Karlit në Pragë, ku mbetën të vrarë 14 studentë dhe u plagosën 25 të tjerë, dhjetë prej tyre rëndë I dyshuar për këtë sulm është një student i po këtij Universiteti dhe bëhet fjalë për 24-vjeçari David Kozak tashmë i ekzekutuar nga Policia atje.
Këshu një video dramatike u shpërnda pas të shtënave në Pragë, që shfaq studentët duke ikur për të shpëtuar nga personi i armatosur.
VIDEO
Në një video, njerëzit shihen duke kërcyer nga çatia e Universiteti për të ikur nga vrasësi.
Masakra që ndodhi në Universitet, nuk po trajtohet si një incident terrorist, raporton ‘BBC’.
Raportohet se autori i armatosur ishte nga një fshat jashtë Pragës dhe se babai i dorasit u gjet i vdekur pak para se të ndodhte e gjithë masakra.