Qindra palestinezë falën namazin e Fitër Bajramit pranë xhamisë së shkatërruar al-Farouk në Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Videot dhe fotot tregojnë shumë palestinezë me familjet e tyre që erdhën për të falur namazin e Bajramit pas muajit të Ramazanit. Xhamia u shkatërrua nga sulmet izraelite që nisën më 7 tetor, pasi grupi militant Hamasi sulmoi brenda territorit të Izraelit.
Palestinezët në Rripin e Gazës kanë vuajtur terrorin nga ushtria izraelite për më shumë se gjashtë muaj, që la të vdekur mijëra palestinezë, duke përfshirë numër të madh grash dhe fëmijësh.