Pahor: Kam ide për të ringjallur bisedimet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

 

 

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka bërë të ditur se zyra e tij dhe Ministria e Punëve të Jashtme atje, ka shumë të ngjarë që javën e ardhshme ta përcjellin në Bruksel kandidaturën e tij për postin e të dërguarit special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Pahor tha se ka një sërë idesh se si të rifreskohet apo ringjallet dialogu që aktualisht është në ngecje.

Ai beson se Sllovenia, ashtu si ai vetë, ka statusin e “ndërmjetësuesit të ndershëm”.

Pahor tha se po përgatitet për një pozicion të mundshëm “me shumë kujdes dhe përgjegjësi” dhe shtoi se mbështetja që gëzon në Slloveni do të thotë shumë për të, raporton RTV Sllovenia.

Gjatë konferencës ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar, ish-presidenti i Sllovenisë shprehu sërish dëshirën për të marrë këtë pozicion dhe u mbështet nga kryeministri Robert Golob.

Pahor së fundmi njoftoi se po punon për një draft për të vazhduar dialogun dhe për të koordinuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Giuseppe Borella, vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Quinte, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.

Ndryshe, i dërguari special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës emërohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, por vendimin përfundimtar e marrin liderët e BE-së.

I dërguari aktual për dialogun, Miroslav Lajçak, do të marrë postin e ambasadorit të BE-së në Zvicër nga shtatori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d