Pagat e ulëta dhe çmimet në tavan, Murati thotë se qeveria frenoi inflacionin

 

 

Hekuran Murati vazhdon të lëvdoi situatën ekonomike në vend, ani pse të njëjtin mendim me të s’e ndajnë shumica e qytetarëve të Kosovës.

Ministri i Financave thotë se Qeveria e Kosovës arriti të frenonte inflacionin në vend.

“Inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global dhe patjetër që një ndikim i tillë është transmetuar edhe te ne, në Kosovë.
Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtete të tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtete të tjera.
Përgjigjen e marrim në tabelën më poshtë, të publikuar nga faqja TradingEconomics.
Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjsitruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics”, shkruan Murati në Facebook./I

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d