Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas tentim atentatit ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli dënoi ashpër dhunën politike që ndodh në një demokraci.
Ndër të tjera ai tregoi mbështetje ndaj ish-presidentit Trump si dhe familjes së tij.
“Tentim atentati ndaj ish-presidentit Trump është tronditës dhe thellësisht shqetësues.Është alarmante të shohësh dhunë politike që ndodh në një demokraci. Ky sulm nuk është vetëm ndaj një individi, por ndaj parimeve demokratike që ne i ndajme. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne duhet të bashkohemi për të dënuar të gjitha format e dhunës dhe për të mbështetur vlerat e demokracisë dhe diskursit politik paqësor”, shkroi ai.