Osmani takon studentë shqiptarë në New York: Ata mëshirojnë thelbin e rinisë sonë

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë vizitës në New York ka takuar studentë nga Kosova, Shqipëria e diaspora, shkruan Prishtina Sot.

Në postimin e bërë në platformën “X”, Osmani ka thënë se këta studentë mëshirojnë thelbin e rinisë.

Ajo është e bindur se studentët shqiptarë do të kenë ndikim.

“Derisa isha në Nju Jork, pata kënaqësinë të takoj një grup të jashtëzakonshëm studentësh nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora jonë, që aktualisht studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të Ivy League në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Osmani në “X”.

“Nga studimet e politikave te neuroshkenca, ato mishërojnë thelbin e rinisë sonë: potencialin e pakufishëm. Jam i bindur se do të lënë një ndikim të qëndrueshëm, si në shtëpi ashtu edhe në skenën globale”, ka shkruar Osmani në X”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d