Osmani sot në Bruksel, pritet t’i informojë liderët evropianë për sigurinë pas aktit të agresionit të Serbisë

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, sot në Bruksel do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Nëpërmjet një postimi në platformën X [ish-Twitter], Osmani ka njoftuar se mesazhi i saj kryesor, do të jetë Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe për t’iu afruar BE-së. Në kuadër të samitit, presidentja Osmani po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

Nesër do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Mesazhi im kryesor: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe për t’iu afruar BE-së.

Gjithashtu do t’i informoj kolegët liderë për zhvillimet e sigurisë pas aktit të agresionit të Serbisë“, shkroi dje ajo.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d