Osmani shkon në Dubrovnik për ta përfaqësuar Kosovën në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Dubrovnikut, ku pritet ta përfaqësojë vendin në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës, ku thuhet se Osmani ka shkuar atje me ftesë të kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq. Në njoftim thuhet se Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën”, shkruhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Osmani do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d