Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja, angazhimi për drejtësi nuk do të ndalet

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës në Prizren, duke thënë se qëllimi serb ishte shfarosja, përcjell Prishtina Sot.

Në reagimin e Presidencës u tha të hënën se barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj shqiptarëve pa dallim moshe.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc. Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosje. Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë”, thuhet në reagim.

Për Masakrën në Korishë ka shkruar një ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti, duke thën se qëllim i Serbisë ishte gjenocidi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d