Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka komentuar skandalin e RTK-së me publikimin e artikullit të mediumit “Slobodna Bosna”, për t’i sulmuar dy media kosovare.
Osmani është shprehur se nuk ka pasur ndonjë ankesë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për të ngritur shqetësim lidhur me këtë çështje, shkruan Lajmi.net.
Madje ndër të tjera ajo ka kujtuar një rast ku në të kaluarën është “shpallur bashkëpunëtore e Putinit”, e që sipas saj nuk është ndërmarr asgjë.
“AGK nuk ka dërguar as një kërkesë në Presidencë. AGK nuk ka dërguar asnjë shqetësim. Unë ju lus po besojë që shumica nga ju jeni anëtar të AGK-së ti ndani ato me ne në mënyrë që ekipi ynë ligjorë ti analizojë të gjitha ato vërejtje, dhe në momentin që I analizojmë ju njoftojmë. Mu më patën shpall në një kohë zgjedhore bashkëpunëtorë të Putinit, a ju kujtohet kjo kohë s po m duket se ka pasur ndonjë reagim”.
E para e shtetit e gjeti kohën që të tregojë për shqetësimet e saj lidhur me mysafirët e ftuar nëpër televizione vendore. Madje thotë se kur “analistët” po e akuzojnë për spiunazh ndjehet e rrezikuar.
“Ne shpesh herë shohim në media mysafir ku ftohen persona që paraqiten kinse si ekspert dhe akuzon presidenten për spiunazh. Akuzë ma t ranë për kreun e shtetit se sa për spiunazh që e rrezikon jetën e kreut të shtetit e të fëmijë të saj nuk ka ndodh në histori të Kosovës, kurrë. Mirëpo ballafaqohemi çdo ditë.
Ne do të bëjmë çmos vazhdimisht edhe me institucionet e sigurisë që secili gazetar të ndihet I sigurt”, është shprehur Osmani.