Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit të djeshëm që pati me Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Prishtinë, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shpërndarë disa fotografi dhe ka shkruar shkurt se aleanca me SHBA-në është garancë për siguri.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns.” – ka shkruar Osmani.
Shefi i CIA-s është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm.
Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe Burns u pa duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës rreth një orë më vonë.