Osmani liston takimet që zhvilloi në New York, veçon atë me Bidenin

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës qëndroi për një javë në New York në margjinat e Javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku zhvilloi edhe takime të rëndësishme me liderë tjerë botërorë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në mesin e takimeve, Osmani fillimisht ka veçuar diskutimin me Presidentin Biden në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara. Poashtu ajo ka përmendur edhe pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, ku Osmani thotë se Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike.

Gjithashtu e para e shtetit ka përmendur edhe vizitën dhe takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point.

Gjatë qëndrimit në New York, Osmani takoi edhe ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton si dhe takime tjera me liderë të tjerë botërorë.

Poashtu presidentja ka zhvilluar takim edhe me Ndihmës sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Takime e para e shtetit zhvilloi edhe me mërgatën në New York, e gjithashtu edhe studentë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d