Osmani kujton 25-vjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: Ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës

 

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së heroit, Sali Çekaj. Osmani tha se për realizimin e idealit të tij, Çekaj ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare.

“Sali Çekaj, përveç lider ushtarak, ishte edhe politikan vizionar e jurist i shkëlqyer, i cili për realizimin e idealit të tij ishte i vendosur deri në fund, ndaj ra heroikisht në Betejën e lavdishme të UÇK-së, në Koshare.

Shembja e kufirit në mes shqiptarëve ishte përmbushja e idealit, të cilin konkretisht e kishte filluar që nga viti 1991 kur kishte realizuar përgatitjet stërvitore ushtarake në Shqipëri së bashku me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarin Zahir Pajaziti.

Veprimtaria e bujshme politike e ushtarake, cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej organizatori e lideri të vërtetë, si dhe rënia e tij heroike në Betejën e lavdishme të Koshares, e bëjnë atë ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës.” – ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d