Osmani: Komandant Drini la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, të njohur si komandant Driniraporton Gazeta Sinjali.

Osmani ka thënë se komandant Drini ishte “luftëtari i UÇK-së, i cili i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit”.

Ajo ka shtuar se komandant Drini ëndërr e kishte lirinë dhe u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë.

Osmani ka thënë se ai ka lënë pas vetes trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe se i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës.

“Komandant Drini ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit. Liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë. Nuk e përjetoi gjatë lirinë, por e bëri atë të mundshme me shumë vajza e djem të UÇK-së, ndaj kujtimi dhe respekti për të dhe bashkëluftëtarët dëshmorë do të jetë i përhershëm. Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d