Osmani kishte hedhur poshtë pretendimet e Kurtit për marrjen e meritave për liberalizimin e vizave

 

“Nuk e premtuam, por e realizuam”, tha Albin Kurti të hënën kur edhe zyrtarisht ndodhi liberalizimi i vizave për kosovarët.

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësit e tij, Donika Gërvalla e Besnik Bislimi, përfshirë edhe ministrin Hekuran Musati, tentuan t’i marrin meritat për liberalizimin e vizave, ndonëse historia e këtij procesi thotë ndryshe.

Gazi i hedhur në Kuvendin e Kosovës, duke bllokuar punën e këtij institucioni ishte një nga arsyet kryesore pse Kosova u dashtë të priste edhe shumë vite të tjera që të fitonte të drejtën për lëvizje të lirë në zonën shengen.

Pretendimet e Kurtit për të marrë meritat për liberalizim ia kishte hedhur poshtë edhe vetë presidentja Vjosa Osmani me një postim në rrjetin social “X”.

Në muajin mars, Osmani kishte thënë se Kosova ka përmbushur kriteret qysh pesë vjet më parë dhe ky proces është shumë i vonuar.

Po ashtu, Osmani ka falënderuar partnerët që qëndruan pranë.

“Ne e mirëpresim unanimin e sotëm të Këshillit të BE-së. Vendimi për liberalizimin e shumë merituar të vizave për banorët e Kosovës. Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitore për qytetarët dhe shtetin më të ri të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, kishte shkruar Osmani.

Kosova nga 1 janari i vitit 2024 zyrtarisht fitoi liberalizimin e vizave, proces që zgjati me vite përkundër se kushtet ishin plotësuar.

Liberalizimi vlen vetëm për arsye turistike dhe kosovarët mund të qëndrojnë deri në 3 muaj në vendet e zonës shengen. /PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d