Osmani: Jemi këtu për të kërkuar drejtësi për masakrën e Reçakut që e kreu regjimi i Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca bën homazhe pran lapidarit në Reçak.

Sot me 15 janar 2024, janë bërë 25 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak, përcjellë Gazeta Sinjali.

Presidentja Vjosa Osmani, në 25 të vjetorin e masakrës së Reçakut ka kërkuar drejtësi për të vrarët në këtë krim makabër ndaj civilëve të pafajshëm.

“15 vite pas masakrës së Reçakut jemi këtu, jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjinocidal te Millosheviqit, por njëkohësisht për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia është ajo që i jep kuptim paqës, lirisë dhe është e domosdoshme për pajtim. Jemi këtu për të nderuar të gjithë të rënët dhe të gjithë ata civil që duarthatë u masakruan në mënyrën më brutale duke kryer krim kundër njërzimit pra nga regjimi i Millosheviqit. Njëkohësisht jemi këtu për të falendëruar ambasadorin William Walker që u bë zëri i të gjitha viktimave në një kohë kur fatkeqësisht ne nuk kishim zë, kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike dhe ishte pikërisht masakra e Reçakut që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, tha Osmani.

Policia dhe ushtria serbe kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Kujtojmë se ish shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d