Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla mbrëmë u është drejtuar qytetarëve nga sheshi në Prishtinë.
Aty ku po priste mërgimtarët, Gërvalla zgjodhi që të ngrit sa më lartë figurën e kryeministrit Albin Kurti. Gërvalla ka treguar se ndonëse Kurti s’ka mundur të vijë, ai është kujdesur që t’iu drejtohet qytetarëve të mbledhur në sheshin qendror të Prishtinës përmes një video-mesazhi.
“Një super-star i kësaj mbrëmje s’është e mundur të jetë i pranishëm në mesin tonë, prandaj na ka dërguar një video me të cilën i përshëndet të gjithë të pranishmit. Ju ftoj ta dëgjoni video-mesazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”,tha ministrja.
Por jo vetën kaq, ajo zgjodhi që hapur të tregoi se ka prishur marrëdhëniet me presidenten Vjosa Osmani.
Ministrja para mijëra mërgimtarëve që ishin mbledhur mbrëmë në shesh u ngjit në skenë ku fillimisht foli për kryeministrin Kurti, e më pas tha tani do të dëgjojmë këngën e presidentes Vjosa Osmani “Llafe-llafe”.
Në lidhje me këtë presidentja Osmani është peytur nga mediat për mesazhin që ia përcolli Gërvalla, derisa ia ktheu me të njëjtën monedhë asaj.
“Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani.